Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edi Rama në Novi Sad dhe Ilir Meta në Tiranë

Aktualitet E premte, 11 Tetor 2019 20:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artan Cena

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shënoi de juro e de fakto dështimin e tij të radhës në përpjekjen për të justifikuar kapjen përfundimtare të shtetit shqiptar. I bindur se e ka mbyllur llogarinë me pushtetin ekzekutiv, parlamentar e atë lokal, Rama po tenton të shtjerë në dorë edhe ‘gabimin’ e tij politik duke zgjedhur Ilir Metën President të Republikës. Po të kthehej mbrapa në kohë Edi Rama nuk do ta përsëriste më këtë akt. Por gabime bëjnë edhe ‘liderët global’! Opinioni i Komisionit të Venecias foli qartë: ‘Nuk ekzistojnë kushtet për shkarkimin e Presidentit të Republikës’.

Me shumë gjasë gjatë takimit që ka patur në NoviSad me Aleksandër Vucic, Edi Rama mund ti ketë rrëfyer sivllamit të tij serb se kompania e përbashkët e lobimit që ata dy ndajnë për promovimin e interesave Rama-Vuçiç në Bruksel do të prodhonte një vendim ndryshe nga ai që doli në sot në fund të ditës nga Komisioni i Venecias. ‘Diplomacia e haviarit’e Edi Ramës në Strasburg dështoi ti plotësonte atij dëshirën për të festuar me shampanjë, alibinë e munguar për shkarkimin e Ilir Metës. Edi Rama nuk do ta lërë me kaq dhe Presidenti i Republikës e di mirë këtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E dinte edhe atë natë në ‘Çim Peka Live’ kur tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nëse e ‘Venecia’ do të thoshte se ‘luani i Skraparit’ kishte shkelur kushtetutën duke ç’dekretuar 30 Qershorin si datë zgjedhjesh. Edi Rama në raport me Ilir Metën mund të festojë sot e gjithë ditën vetëm një fitore. Atë që ndryshe nga dekreti presidencial, ai nuk do të lejojë që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhjet lokale në 13 Tetor. Po Edi Rama, pas 6 vjetësh e ka siguruar forcën okulte për të vrarë demokracinë, për të vendosur ai se çfarë vendosin shqiptarët, për të diktuar si se çfarë mendojnë shqiptarët, por që prej ditës së sotme sharra ka ngecur në gozhdë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komisioni i Venecias nuk është në krahun e Ilir Metës, por njësia e peshimit të vlerës vendime ligjore të Këshillit të Europës nuk mundet përpos edhe presioneve lobiste të thotë se Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka shkelur kushtetutën. Ajo sot mund të thotë se vendimi i presidentit është marrë në vakumin ligjor që Kushtetuta e Shqipërisë ka për të përcaktuar se çfarë është një situtatë e jashtëzakonshme vetëm kaq. Për gjithçka tjetër, logjika më minimaliste juridike e kupton se kush është kush.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 11 minutash
Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 49 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh

Gabim do të ishte sot të krahasosh kush është Edi Rama që shkel ligjin nga mëngjesi në darkë që ditën kur vuri këmbë në pushtetin absolut, e kush është Ilir Meta që që tentativën për të shmangur përplasje sociale në 30 Qershor ‘tejkaloi’ kompetencat e tij si President i Republikës. Nesër avazi, nesër! Lojërat u bënë dhe Edi Rama humbi. Sonte Ilir Meta është më i qetë se një natë më parë, prandaj të vetmen droje që i mbroth në zemër është fati i kombëtares shqiptare të futbollit në fushë me Turqinë. Jo më kot i vetmi reagim i Metës në Facebook për ditën e sotme ka të bëjë me çunat kuqezi ndërsa shkruan: Tani të gjithë pranë kuqezinjve, duke uruar më të mirën për sfidën e Stambollit!

Etiketat e lidhura

Artan CenaNovi Sad
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 11 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 48 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 49 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.