Edi Rama ngre zërin ndaj Serbisë: 20 mijë gra të dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, ku tha se shkelësit e të drejtave të njeriut në mbarë botën duhet të shkojnë në vendin që u takon, në burg. Rama si referencë mori spastrimin etnik në Kosovë nga Milosheviç, ku tha se janë 20 mijë gra të dhunuara në mënyrë mizore.
”Nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Shqipëria ka qenë dhe do të jetë në ballë të të drejtës për të vënë drejtësi. Na duhet të themi kurrë më, u detyrohemi mijëra viktimave në Srebenicë, ua detyrojmë fytyrave të heshtura.
20 mijë gra të dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë. Duhet të jenë pas hekurave si Slobodan Milosheviç. Drejtësia duhet të mbizotërojë.
Glorifikimi i kriminelëve dhe mohimi i gjenocidit duhet të dënohen pa asnjë hezitim. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, fëmijëve të botës. Llogaridhënia sjell përgjegjësi, përgjegjësia sjell veprim, veprimi përforcon drejtësinë dhe drejtësia kontribuon në paqe”.