FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama: Nuk pranoj ca sharlatanë dhe hipokritë të më tregojnë si drejtohet Shqipëria!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në vend, duke deklaruar se nuk pranon, siç u shpreh ai, “sharlatanë apo hipokritë” që t’i tregojnë se si duhet të drejtohet Shqipëria.

Në një deklaratë në podcasting “Flasim”, Rama tha se jo të gjithë pjesëmarrësit në protesta kanë të njëjtat arsye, duke përmendur ndikimin e rrjeteve sociale, “impulseve nacionaliste” dhe “manipulimeve” si faktorë që, sipas tij, ndikojnë në mobilizimin e qytetarëve.

“Unë dua ta them shumë qartë dhe drejtpërdrejtë, kjo është protesta që mua më intereson, që më zemëron po ashtu që më motivon të vijoj luftë time,. Nuk më zemër protesta e sikureve apo shtirjeve, ajo më neverit, kjo më zemëron, nëse nuk do të isha në vendin tënd i dashur Amos, do të isha edhe vetë në protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndjej zemërimin tënd. Jo çdo kush është në protestë për të njëjtën arsye. Ka nga ata që nuk i çon aty like, influencer, impulset e verbra nacionaliste , manipulimet apo misionet për të manipuluar të tjerët, por një hall që kthehen në zemërim e që më pas shpërthen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo mesazh që më vjen në telefon unë e ndjek. Ata që më janë vënë pas do të më gjejnë pas, në aspektin e debatit. Nuk pranon çdo sharlatan apo njeri të futur nga të tjerë, apo hipokritë që i kam parë në punë të marrin mikrofonin e të më thonë se si bëhet Shqipëria, këtë nuk e pranoj”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?