Edi Rama: Operacion antikrim në sektorin e naftës. Sekuestro kush shet pa cilësi

 

Edi  Rama shkruan në profilin e tij në Facebook :”Sot në bilancin e operacionit radikal në sektorin energjetik, që në pak muaj e ka transformuar perspektivën e zymtë të kolapsit energjetik, në një perspektivë krejt të re, duke siguruar qendrueshmërinë financiare të sektorit përmes vendosjes së rendit ligjor në konsumin e energjisë elektrike. Një tjetër operacion radikal do të nisë në javët në vijim. Kush u shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet e cilësisë, ka vetëm pak javë kohë për t’u kthyer një herë e përgjithmonë brenda kornizës së parashikuar nga ligji. Ky do te jetë një operacion i mirëfilltë antikrim në sektorin e naftës dhe do të jetë frontal, do të shtrihet nga pikat hyrëse në dogana tek çdo pikë nxjerrjeje dhe përpunimi të naftës, deri tek çdo pikë shitjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë. Me qytetarët shqiptarë nuk mund të tallet askush!”

SHKARKO APP