Edi Rama për 21 janarin
Nga Edi Rama.
Sot, gjatë homazheve të 21 Janarit 2011. Pas 6 vjetësh nga tragjedia ku katër burra, vëllezër, prindër humbën jetën, dita e drejtësisë për Aleksin, Ziverin, Hekuranin, Faikun është më afër se 21 janarin e kaluar; jo sepse ka kaluar një vit më shumë, por sepse nga 21 janari i 2016-ës në këtë 21 janar të 2017-ës, ka ndodhur diçka tejet e rëndësishme: Reforma e Kushtetutës dhe një sërë ligjesh themelore për të rilindur drejtësinë janë bërë realitet. Ka ende shumë për të bërë, drejtësia për 21 janarin mund të vonojë ende por nuk do të harrojë!



