Edi Rama qëllohet me vezë. Arrestohen disa studentë. Berisha: Revolta nisi!

 

Kryeministri Edi Rama u qëllua me vezë ndërsa dilte nga Fakulteti i Shkencave Sociale.Mësohet se 6 persona u shoqëruan nga policia për këtë ngjarje. Raportohet se veza me te cilen eshte qelluar Rama ka rene mbi  krahun e majtë të Ramës.

Zona është rrethuar me shirita nga policia e cila ka nisur hetimet. Nga të dhënat e para mësohet se sulmi është kryer nga një grup studentësh. Kryeministri ishte paradite tek Fakulteti i Shkencave Sociale, në një takim me biznesin e vogël për aksionin anti-informalitet. Makina dhe eskorta e kreut të qeverisë është qëlluar pasi ky i fundit ka qenë duke u larguar nga takimi.

Klodiana Hoxha është emri i vajzës që qëlloi sot kryeministrin Rama kur ai po dilte nga një aktivitet tek “Fakulteti i Shkencave”. Studentja guximtare njihet si aktiviste për të drejtat e studentëve pjesë e 8-shes që gjuajtën me vezë drejt kryeministrit. Por, vetëm veza e Klodianës thuhet se ka qëlluar në shenjë, pasi e ka kapur tek shpatulla. Policia po shoqëron shumë studentë duke përdorur dhunë mbi ato. 

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi i pari pas lajmit se disa studentë kanë qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama.

“Sot studentet e Universiteteve te Tiranes, ne nje akt revolte te thelle gjuajten me veze te prishura Edvin Kristaq Ramen, njeriun qe ne nje akt urrejtjeje ndaj te rinjve mbylli me antireforemen e tij, dyert e universiteteve per te varferit e vendit. Me kete ligj, Edi Rama dekapitoi autonomine e unversiteteve dhe kundrejt ryshfeteve te majme bllokoi gradat shkencore ne universitet publike per llogari te universiteteve te klienteles se tij private. Policia me dhune ka arrestuar tete sudente dhe keqtrajtuar shume te tjere. Denoj me ashpersine me te madhe dhunen dhe terrorin shteteror ndaj studenteve, revolta e te cileve eshte shkaktuar nga ligji klientelist i Edi Rames per arsimin e universitetet, i diktuar nen per nen nga universitete private, dhe kerkoj lirimin e studenteve te ndaluar. Ju bej thirrje qytetareve te te gjitha bindjeve politike, te mbeshtesin studentet ne perpjekjen e tyre te drejte per te hapur dyert e universiteteve dhe shkollave te larta edhe per femijet e shtresave te varfera dhe mbrojtur pavaresine e universiteteve te vendit!”shkruan Berisha në FB.

Lajme të tjera në Koha Jonë për këtë ngjarje:

Fotot e studentëve që qëlluan Ramën

Je Suis Klodi …

Njihuni me Klodin, vajzën që qëlloi me vezë Edi Ramën 

Berisha: Nisi revolta

Rama buzëqesh pasi e qëlluan me vezë

Topalli: Liro menjëherë studentët shoku Rama!

Reagimi zyrtar i Policisë për sulmin ndaj Ramës

SHKARKO APP