Edi Rama shfaqet kuqezi në Athinë

Pas vizitës dy ditore në Ankara, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku do të takohet me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në fotografinë e publikuar nga vetë Rama, gjersa zbriste nga avioni në Aeroportin e Athinës, bien në sy ngjyrat kuq e zi. Ai është përkujdesur që t’i shfaqë ngjyrat e flamurit kombëtar në pallton e tij.

”Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitsotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”,-shkruan Rama në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHKARKO APP