Edi Rama shkoi në Stamboll, mbylli marrëveshjen dhe u kthye për 12 orë

 

Burime të konfidenciale thonë se kryeministri Edi Rama tashmë e ka mbyllur marrëveshjen për hidrocentralin e Skavicës. Kjo vepër energjitike do t’i jepet me koncension kompanisë “Nurol Holding”. Sipas reagimit të sotëm të Kryeministrisë, Rama ndodhej në Stamboll për të marrë pjesë në forumin e njohur publik të organizuar nga think tank “Fikir Sofrasi” (Tryeza e Ideve). Në këtë forum kryeminsitri ynë është i ftuari i nderit, ndërsa pjesëmarrës janë edhe mbi pesëdhjetë industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq, në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si edhe rreth njëzetë përfaqësues të medias së shkruar dhe elektronike turke.

 

Të njëjtat burime i thanë se pjesëmarrja e Ramës në këtë event është organizuar enkas nga “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”. Kjo e fundit është pikërisht kompania me të cilën Rama ka arritur marrëveshje për hidrocentralin e Skavicës. Në ragimin e Kryeministrisë për këtë cështje, thuhet se vizita e Ramë në Turqi është koordinuar nga Konsullata Shqiptare në Stamboll, por të njëjtat burime të Lapsi.al thonë se Ambasada Shqiptare në Turqi nuk ka pasur dijeni për këtë vizitë. Në ditët në vijim pritet të hidhet më shumë dritë rreth kësaj marrëveshje dhe mbi ç’baza është bërë.

 

A ka pasur një tender të hapur, ku edhe kompani të tjera të kenë dhënë ofertat e tyre për këtë vepër energjitike, apo qeveria e ka mbyllur vetë koncensionin përmes një pakti direkt me kompaninë turke?Nga ana tjetër, sipas qëndrimit të opozitës, hidrocentrali i Skavicës është një vepër e rëndësishme energjitike në vend dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike në fushën e energjisë e për pasojë dhe të sigurisë së vendit. Thënë kjo, shtrohet pyetja nëse duhej apo jo të jepej me koncension Skavica?

Kryeministri për një ditë mbylli një koncension. U nis, arriti, e mbylli marrëveshjen dhe u kthye. Sikur ti mbyllte të gjitha marrëveshjet kështu!

SHKARKO APP