Edi Rama shkon për biznes në Hong Kong, por shkëlqen në pikturë.E fton edhe Tajvani

 
 
 
 Edi Rama po shkëlqen edhe në Hong Kong. Më shumë në pikturë ku kishte një interesim të madh të medias, publikut dhe artistëve. Rama është në një takim të zgjeruar për thithjen e investimeve kineze në Shqipëri dhe pas përfundimit të takimeve zyrtare në Hong Kong kryeministri ka çelur një ekspozitë personale në Akademinë Jao Tsung. “Në përfundim të vizitës 36 orëshe në Hong Kong u çel në Akademinë Jao Tsung ekspozita e titulluar Calendar Blossoms, për të cilën interesimi i mediave ishte i pazakonshëm.”, shkruan Rama.
Suksesin e Edi  Ramës në Hong Kong e kanë pasqyruar edhe mediat në ishullin e Tajvanit i cili është afër gjeografikisht dhe mësohet se në drejtim të kryeministrit shqiptar ka mbërritur një ftesë nga Taipei, kryeqyteti i Tajvanit.
Ftesa mbetet në fuqi në drejtim të Ramës për ta hapur ekspozitën e tij në Taipei. Nuk dihet se si ka qenë përgjigja e Ramës, duke ditur sherrin historik mes Kinës dhe Tajvanit, pasi Pekini thotë se ka vetëm një Kinë, kurse Tajvani deklaron se janë dy Kina, pasi edhe Tajvani kërkon të jetë shtet i pavarur, ose një Kinë ishullore siç edhe është prej dekadave. Tajvani ka marrëdhënie diplomatike me Vatikanin, kurse Kina jo.
Nëse Edi Rama shkon në Tajvan për ekspozitën e tij personale burimet nga Taipei tregojnë se një pikturë mund ti blihet Ramës deri në 100 mijë euro apo më shumë, gjë që po mendohet nga Rama, thonë burimet afër stafit të tij. Endri Fuga drejtori i mediave në kryeministri nuk thotë as po e as jo.
Gjasat janë që Rama të shkojë herë tjetër në Tajvan, afër Hong Kongut, pasi ka frikë nga reagimi i Pekinit që administron edhe Hong Kongun. 

SHKARKO APP