Edi Rama: Vetëm Ben Blushi më mbështeti për Kryetar të PS në 2003

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i PS-së, ka zhvilluar një takim në pasditen e djeshme në shtabin e socialist në Njësinë 2 në Tiranë.

Kreu i qeverisë ka rrëfyer momentet kur ai kërkonte të garonte në PS për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Ai ka thënë se vetëm Ben Blushi e mbështeti kur shpalli dëshirën për të garuar, ndërkohë që të tjetër u distancuan.

Ja ku jam unë shembulli. Betejën e parë për partinë, më lanë rrugëve. Më linin tek shkallët, këtu te Njësia 2, me atë kryetarin e organizatës. Merr Musa Ulqinin pyete. Unë vajta te organizata. I thashë Musait: “Musa, ka kjo partia juaj zyra organizatash. Po, ka më tha. I thashë nesër unë dua të anëtarësohem në PS.” Sa kisha fituar zgjedhjet e 2003. Vete aty unë, më morën, më regjistruan. S’dinin këta të shkretët se çfarë po i vinte, se këta e kishin këtu vjen njëherë rri tre vite, rritesh, masanej shohim. S’kishte atëherë “Deputeti që duam”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe dal te dera, i thashë unë shpall sot kandidaturën për kryetar të PS. Pas një muaj ishte Kongresi. O nëne, o nëne. Gjithë ajo kërkesë, se bëheshin zgjedhjet lokale, thuaj Ramës të vij. U bë një vakum rreth e rrotull. Vetëm Ben Blushi ishte që i rezistoi vakumit. Musai e mbante veten, po prapë me një farsoletë fshinte pak mollëzat”, tha Rama. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?