Edmond Panariti sjell historinë e prodhuesit nga Vora: Ai nuk ka nevojë për incineratorët e oligarkisë për djegien e mbetjeve

Ish-ministri dhe ish-deputeti, Edmond Panariti, ka sjellë historinë e prodhuesit, Altin Picari, nga Marqineti i Vorës.

Në një postim në Facebook, Edmond Panariti shkruan se Altini nuk ka nevojë për incineratorët e oligarkisë për djegien e mbetjeve.

Postimi i Edmond Panaritit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Altin Picari prodhues i vogël i vajit të ullirit në Marqinet të Vorës, nuk ka nevojë për incineratorët e oligarkisë për djegien e mbetjeve.
Unë isha sot me të dhe ai më provoi se asnjë gram produkti nga punishtja e tij nuk shkon si mbetje në landfill apo incinerator.
Ai i përpunon dhe i shet ato duke krijuar të ardhura shtesë për vete dhe duke mbrojtur mjedisin përreth.
Altini është Bashkimi Evropian në veprim dhe zbatim në Shqipëri.
Ai është antipodi i incineratorëve!
Ai është simbol i ekonomisë qarkulluese që është thelbi i strategjisë së trajtimit të mbetjeve të BE.
Ai i përpunon vetë mbetjet dhe i kthen ato në vlerë monetare.
Përpunon bërsitë e ullirit, të cilat ja u shet furrave të bukës si lëndë djegëse
Përpunon mbetjet vajore dhe prodhon sapun ulliri të mrekullueshëm Bio.
LSI dhe opozita shohin te ai modelin e fermerit dhe biznesit që do të mbështetet që të rritet dhe të zhvillohej.
Ky model e fut atë dhe Shqipërinë në Evropë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?