FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Vendimeve Penale

inistri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar zyrtarisht sot Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Eduart Merkaj. Gjatë kësaj ceremonie, kreu i dikasterit të Drejtësisë vuri theksin te domosdoshmëria e rritjes së parametrave të sigurisë dhe konsolidimit të standardeve ligjore brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në vend. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi reformimin strukturor të këtij institucioni monitorues, me qëllim garantimin e ligjshmërisë në çdo qendër penitenciare. Ministri Gogu kërkoi një qasje të re operative, e cila bazohet në rritjen e aftësive zbuluese dhe parandaluese të strukturës që do të drejtohet nga Merkaj. Në mesazhin e tij institucional, Ministri i Drejtësisë specifikoi shtyllat ku duhet të mbështetet ky drejtim i ri:

“Siguria në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale kërkon profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi në çdo hallkë të sistemit, theksuam nevojën për drejtpeshim: më shumë pavarësi, por edhe më shumë përgjegjshmëri; më shumë kapacitete hetimore, monitorimi dhe parandalimi në funksion të sigurisë dhe sundimit të ligjit.”

Sipas drejtuesve të ministrisë, monitorimi i rreptë i të drejtave të njeriut dhe sigurisë në burgje nuk është më thjesht një detyrim i brendshëm administrativ, por një kusht gjeopolitik. Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Gogu e lidhi drejtpërdrejt punën e agjencisë me rrugëtimin drejt BE-së: “Në fazën ku ndodhet sot reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit evropian, standardet në sistemin penitenciar janë pjesë e standardeve të shtetit evropian që po ndërtojmë çdo ditë.” Agjencia e Mbikëqyrjes pritet të nisë menjëherë nga puna për zbatimin e planeve të reja të monitorimit, duke rritur llogaridhënien e personelit dhe duke garantuar një sistem ekzekutimi penal imun ndaj korrupsionit dhe shkeljeve të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?