Efektet e vaksinave/ Rakacolli: 80% vetëm dhimbje krahu. Disa të tjerë kanë pasur temperaturë dhe skuqje lëkure

Mira Rakacolli, kryetarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, ka treguar problemet që kanë pasur njerëzit pasi janë vaksinuar.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Rakacolli ka thënë se rreth 80% e personave që janë vaksinuar kanë pasur vetëm dhimbje krahu, ndërkohë një pjesë tjetër kanë pasur temperaturë. Por megjithatë sipas saj deri më tani nuk ka pasur asnjë problem madhor.

Pyetje: Ka pasur problem nga ato që kanë marrë vaksinimit?

Mira Rakacolli: Është krijuar sistemi për lajmërimet për efekte anësore. Deri më tani 80% ata që kanë pasur vetëm dhimbje krahu, ka pasur njerëz që kanë pasur temperaturë, një pjesë ka pasur edhe gjëndra limfatike. Kemi pasur vetëm katër raste që kanë pasur enjte të laringut. Kemi pasur edhe pak raste që kanë pasur skuqje lëkure.

Teksa ka folur në lidhje me dyshimet e njerëzve për vaksinën kineze, Rakacolli ka thënë se vaksinat janë hetuar në situata të ndryshme epideomologjike, duke shtuar se për shkak të marrjes së vaksinës kineze nuk është regjistruar asnjë viktmë.

Pyetje: Ka dyshime për vaksinën kineze. A duhet t’i nënshtrohemi çdo vaksine që na vjen në dispozicion?

Mira Rakacolli: Natyrisht që ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë lloj fryme që është krijuar për vaksinën kineze, gjë e cila nuk është e saktë. Këto vaksina janë hetuar në situata të ndryshme epimiologjike. Efikasiteti i një vaksine varet se a të siguron që mos të humbasësh jetën. Deri më tani asnjë person nuk ka humbur jetën për pasojë të vaksinës kineze dhe as nuk janë shtruar në spital.

SHKARKO APP