Efekti Tsipras, bie euro

Rezultati i zgjedhjeve në Greqi pritet të dominojë sot takimin e 19 ministrave të Financës së Eurozonës.

Ndërkohë në reagimet e para për fitoren e Syrizës, presidenti i Bundesbank, Jens Veidmann, tha se shpresonte që qeveria e re greke të mos bëjë premtime që nuk mund t’i mbajë dhe që shteti helen nuk mund t’i përballojë.

Ndërkohë ministri belg i Financave Johan Van Overtveld është shprehur se Greqia duhet të respektojë rregullat monetare të unionit duke shtuar se gjithsesi ka vend për fleksibilitet.Ndërkohë euro ka rënë në nivelet më të ulëta në 11 vjetët e fundit duke u këmbyer me 1.1 euro me dollarin.Në bursat ndërkombëtare që në orët e para të ditës së sotme është shënuar një rënie e ndjeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?