Efektivët dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë? Policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi vëllanë me çifte, kundërshtoi shoqërimin
Policia e Beratit ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqet një qytetar duke kundërshtuar shoqërimin nga efektivët e policisë, të cilët kishin shkuar në banesën e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 gusht në fshatin Krekëz të Kuçovës, ku dy vëllezërit, Dashnor dhe vëllai i tij, Toska, janë konfliktuar për çështje pronësie. Gjatë konfliktit, Dashnor Toska dyshohet se ka kërcënuar me armë gjahu vëllain e tij, i cili më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen. Për rastin është nisur procedim penal ndaj Dashnor Toskës, i cili po hetohet në gjendje të lirë.
Reagimi i Policisë:
Në lidhje me videon e publikuar më sipër, bëhet fjalë për një konflikt mes dy vëllezërve Toska, ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë, më 3 gusht 2026, në fshatin Krekëz të Kuçovës.
Sipas informacionit të policisë, konflikti ka nisur për çështje pronësie dhe toke. Gjatë debatit, shtetasi Dashnor Toska dyshohet se ka kanosur me çifte vëllain e tij, i cili më pas ka njoftuar policinë.
Pas mbërritjes së efektivëve, Dashnor Toska dyshohet se ka kundërshtuar shoqërimin drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë, ku më pas është marrë në pyetje.
Ndaj shtetasit Dashnor Toska, më datë 3 gusht 2026, ka nisur procedimi penal për veprën penale të “Kanosjes”, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij.
KOHA JONË SONDAZH

