Efektivi i vrarë Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier.

Në fjalën e tij mbajtur para familjarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ministri Lamallari vlerësoi sakrificën e efektivit dhe kërkoi që drejtësia t’i shkojë deri në fund ngjarjes kriminale.

Ceremonia tha ministri, nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por një moment përuljeje para sakrificës së një punonjësi policie që, sipas tij, e pa uniformën si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Policia e Shtetit mban në historinë dhe kujtesën e saj edhe një dëshmor më shumë. Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, deklaroi Lamallari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi se vrasja e efektivit të policisë ishte një goditje jo vetëm ndaj një punonjësi të rendit, por edhe ndaj vetë autoritetit të shtetit dhe besimit te ligji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?