Efektivi shpallet ”Dëshmor i Atdheut”, gazetari: Deri dje ia refuzonit gradën se kishte punuar për Topallin
Aktualitet E Mërkurë, 29 Shtator 2021 17:39
Saimir Hoxha, nënkomisari i Policisë së Lezhës që u vra në krye të detyrës, sot u shpall ”Dëshmor i Atdheut”.
Gazetari Flamur Vezaj ka akuzuar zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, duke thënë se i kanë refuzuar gradën dhe e kanë ”degdisur” në disa sektorë vetëm sepse kishte punuar për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Po ashtu Vezaj shton se të njëjtët njerëz që sot e nderojnë, dje e bënin me njollë dhe e quanin të partisë tjetër.