Egjipti mbështet kandidaturën e Shqipërisë për anëtare jo e përheshme e Këshillit të Sigurisë në OKB
Ambasadori i Egjiptit Mohamed Khalil, iftuar në emisionin PASSPORT të gazetarit Arbër Hitaj ne RTV SCAN, flet për raportet mes Shqipërisë dhe Egjiptit dhe ççfarë mund të bëhet më mirë. Khalil në intervistën e tij të parë televizive, thotë se po punohet mes 2 vendeve tona për të ngritur këshillin e përbashkët të biznesit, që mund ti hapë prespektivë shkëmbimeve tregtare mes vendeve tona.
Ambasadori Khalil thotë se Egjipti do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë për anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë në OKB, duke u bërë vendi I parë që mbeshtet kandidaturën. Me tej ai vlerëson rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm dhe faktor stabiliteti. Një element tjetër që Shqipëria merr vlerësime maksimale ambasadori rendit edhe bashkëjetesën fetare duke e konsideruar një vlerë të jashtëzakonshme te vendit. Në lidhje me projekte konkrete ambasadori I shtetit më të madh dhe më të rëndësishëm në botën arabe, thotë se qeveria e Egjiptit ofron bursta për studentët shqiptar, mjafton që ata të ndjekin njoftimet e ambasadës për tu njohur me datat dhe afatet.
KOHA JONË SONDAZH

