Eglantina Gjermeni: Rilindja urbane në Divjakë

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në Divjakë ku po zbatohen 4 projekte, pjesë e programit “Rilindja Urbane”. Në këto dy vite kjo bashkia ka përfituar nga Fondi i Zhvillimit të Rajonevenjë fond prej 795,558,048 lekë për projekte si: rivitalizimi i sheshit qendror dhe trotuareve të akseve kryesore, për të cilin po punohet; shëtitorja Divjakë – Pishat, tashmë e përfunduar; ndërtimi i unazës bujqësore Divjakë – Mertish – 3 Urat dhe ndërtimi i rrugës Gradisht – Spolat i Madh, i cili pritet të nisë së shpejti.

Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga kryebashkiakuKokoneshi ndoqi në terren punimet në sheshin qendror. Ministrja vlerësoi faktin se të 4 projektet kanë komponentë të integruar, duke ndikuar jo vetëm në zhvillim urban të qytetit, por njëherësh, edhe në zhvillimin e bujqësisë apo lidhjessë qendrës urbane me zonat rurale.

“Të gjitha projektet e Rilindjes Urbane në Divjakë e kanë rilindur këtë bashki. Qytetarët e Divjakës meritojnë më të mirën, sepse janë punëtorë, e ruajnë mjedisin dhe të gjithë vlerat që kjo bashki ka”, tha Ministrja Gjermeni gjatë inspektimit.

Bashkia Divjakëështë një ndër prej 26 njësive vendore të përzgjedhura për tu ndihmuar me asistencë teknike dhe financiare nga Qeveria për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.

“Studio fituese dhe stafi i bashkisë kanë nisur punën. Para dy ditësh kanë bërë dëgjesën e parë publike për të ftuar të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit për ta bërë këtë proces sa më të hapur e gjithëpërfshirës. Me hartimin e Planit Vendor bashkia e Divjakës kristalizon të gjitha potencialet që ka. Krijon mundësi për investitorë vendas apo të huaj, të cilët do të garantojnë një zhvillim më të qëndrueshëm të kësaj zone me vlera të jashtëzakonshme, duke respektuar mjedisin dhe duke nxitur zhvillim ekonomik dhe social të zonës”, deklaroi Ministrja Gjermeni. 

Rehabilitimi i Shëtitores Divjakë – Pishaj,tashmëe përfunduar është gërshetuar me rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavastaduke i shërbyer jo vetëm banorëve të Divjakës, por edhe pushuesve për të bërë më të prekshëm këtë gjeokompleks vlerash ekologjike dhe turistike.

Rivitalizimii Sheshit Qëndrorpërfshin lidhjen këmbësore të zonës qëndrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta me qëndrën e qytetit të Divjakës.  Ndërsa, dy projektet që do të nisin të zbatohen së shpejti: Unaza bujqësore, segmenti rrugor Divjakë – Mertish – 3 Urat dhe rrugaRrugaGradisht – Spolat i Madhi shërbejnëtëgjithëterritorittëBashkisësë re Divjakë duke i dhënëkështunjëmundësimëshumëfermerëvepërtëtransportuarlehtësishtprodhimet e tyre.

SHKARKO APP