”Eja në Vlorë”, çelet zyrtarisht sezoni turistik për këtë vit

Ndryshe nga vitet e tjera, në çeljen zyrtare te sezonit turistik, është zgjedhur qendra historike e qytetit. Kjo edhe për të treguar se Vlora ka resurse të jashtëzakonshme, jo vetëm bregdetare, por edhe të kulturës, dhe njëherësh për të promovuar edhe një nga investimet më të fundit dhe të rëndësishme në Vlorë. Aktiviteti i zhvilluar në zonën historike i ka paraprirë një sërë aktiviteteve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit.

“Eja në Vlorë”! Është ky slogani i këtij viti, por edhe një ftesë për të zgjedhur pikërisht Vlorën në këtë sezon turistik. Kryetari i bashkisë, Dritan Leli e ka cilësuar dhe vlerësuar se ky sezon pritet të jetë shumë më ndryshe se një vit më parë, por gjithmonë duke ruajtur masat anti Covid, pavarësisht situatës së përmirësuar.

Nën ritmin e muzikës me emra të njohur të muzikës shqiptare ka vijuar festa dhe aktiviteti në çeljen zyrtare të sezonit turistik shoqëruar me fishekzjarret shumëngjyreshe si një ftesë drejtuar të gjithëve ”Eja në Vlorë”.

SHKARKO APP