FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekipet e epidemiologëve sfidojnë borën, Manastirliu: Mirënjohje për sakrificën (FOTO)

Pandemia Covid-19 nuk ka ikur, edhe pse bora që ka zbardhur të gjithë Shqipërinë ka marrë vëmendje mediatike, puna e epidemiologëve në terren vijon, pavarësisht kushteve të pazakonta të motit që kanë përfshirë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se ekipet janë në terren edhe këtë të diel për të testuar qytetarët e dyshuar për Covid-19.

”Edhe në kushtet e pazakonta të motit, ekipet tona të jashtëzakonshme të epidemiologëve në çdo cep të vendit, janë në terren edhe këtë të diel, për të testuar qytetarët e dyshuar për Covid-19. Mirënjohje për sakrificën dhe përkushtimin e pashoq”, shprehet ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?