Ekonomiku, sot shansi i fundit për 776 fituesit e rinj

Me verifikimin e vendeve të lira të mbetura nga mbyllja e fazës së dytë të regjistrimeve në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, 776 është numri i kuotave të mbetura bosh, për të katër degët e studimeve të larta. Vende të cilat janë plotësuar me kandidatë të tjerë, duke zbritur vijën e fituesve të raundit të dytë. Në secilën degë, vija e fituesve është postuar, aq sa ka rezultuar edhe numri i vendeve të mbetura Bosh.

776 kandidatët fitues kanë afat deri në mbyllje të ditës së sotme për të finalizuar procesin e regjistrimit online dhe me dokumente parën sekretarive mësimore të departamenteve përkatëse. Nëse nuk e kryejnë këtë procedurë brenda ditës së sotme, secili kandidat që është pjesë e kësaj liste i humbet studimet për këtë vit, dhe nuk ka më asnjë shans për të vijuar më tej garën për ndonjë degë tjetër.

Konkretisht, në Fakultetin e Ekonomisë, vija e fituesve ka zbritur me 265 vende për pranime të reja në degën Financë-Kontabilitet, 279 pranime në degën Administrim-biznes, 156 në degën Informatikë Ekonomike, si dhe 76 në degën Ekonomiks.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në fakultetin e Gjuhëve të Huaja, vija e kuqe është spostuar me 483 vende, tek Shkencat e Natyrës me 973 vende të reja pranimi, tek Histori-Filologji me 317 fitues të rinj, si dhe tek Shkencat Sociale me 402 fitues të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Regjistrimi për këta fitues skadon sot (datë 18 tetor) në orën 7 të mbrëmjes. Sipas udhëzimit të ndryshuar disa herë nga MAS gjatë dy muajve të fundit (si shkak i kaosit me shpalljen e fituesve), nëse nuk regjistroheni në asnjë nga degët ku jeni shpallur fitues deri në mbrëmje, në fazat pasardhëse nuk keni më asnjë shasn tjetër.

Ndërsa, maturantët që aktualisht janë nën vijën e kuqe, duhet të jenë të vëmendshëm për fazën pasardhëse të datave 19-20 tetor, ku lista do të zbresë sërish për vendet që do të mbeten të lira nga mbyllja e regjistrimeve të ditës së sotme. Kjo procedurë do të vijojë të ndiqet për fituesit e të gjitha fakulteteve  publike në vend.

Maturantët jo fitues duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës online në sistem për të pritur nëse do të kenë ndonjë mundësi tjetër ose jo. Në udhëzimin e ndryshuar të datës 12 tetor, MAS ka përcaktuar se pas datës 20 tetor, regjistrimet do të vazhdojnë me faza 48 orëshe, deri në plotësimin e të gjitha vendeve të lira.

“Në rast se konstatohen kuota të paplotësuara edhe pas datës 20 tetor, procesi i regjistrimeve do të vijojë online dhe me dokumentacion, me faza 48 orëshe, konform numrit të kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit.

Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave të lira deri në datën 27 tetor. Në çdo fazë do të regjistrohen kandidatët që rezultojnë fitues pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit të fazës pararendëse për shkak të mosregjistrimit gjatë kësaj të fundit. Sipas udhëzimit, asnjë kandidat nuk mund të regjistrohet në më shumë se një program studimi, ndonëse mund të rezultojë fitues në disa prej tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?