Ekskluzive/ Sylvinho bën humor dhe jep udhëzimet e fundit para Ukrainës
I pranishëm në stërvitjen e çunave të ekipit kuqezi, tranjeri Sylvinho siç shihet në videon që ka fiksuar gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika, duket që bën batuta dhe jep udhëzimet e fundit para sfidës me Ukraninën.
Ndeshja me Ukrainën do të jetë si një finale për vendin e parë! Kështu janë shprehur trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Ardjan Ismajli në konferencën zyrtare për shtyp. Edhe pse nuk është vetëm në dorën e tyre për ta mbyllur grupin në krye, kuqezinjtë treguan se do të bëjnë maksimumin deri në ndeshjen e fundit.
”Do të kërkojmë të fitojmë, luajmë përpara publikut tonë. Teknikisht kemi shanse për të qenë të parët dhe do të japim maksimumin tonë duke respektuar maksimalisht kundërshtarin. Është ndeshje e hapur që i ka të 3 rezultatet”, tha trajneri kuqezi.