“Eksodi” drejt BE, Rama: Mos u mashtroni nga grupet kriminale

 

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar struktura kriminale grupet që çojnë drejt BE-së shqiptarët që kërkojnë azil. Nga qytetit i Vlorës, i cili është përfshirë nga largimet masive, kryeministri u shpreh se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se nuk do të ofrojë azil ekonomik për shqiptarët, ndaj kërkoi që qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve.

Edi Rama: Ky është një keqkuptim i madh, i cili shfrytëzohet nga elementë kriminalë për të manipuluar njerëzit duke marrë para dhe duke spekulluar me një situatë ku Gjermania është në kërkim të një numri emigrantësh me profesione shumë të përcaktaura, dhe nuk ka shpallur ndonjë hapje kufish apo ndpnjë politikë për të mikëpritur emigrantë që shkojnë aty për arsye ekonomike. Këtë e kemi bërë të qartë dhe do vazhdpojmë ta bëjmë të qartë, por fatkeqësisht njerëzit bien pre e këtyre elementëve kriminalë sic ndodhi edhe në Vlorë para pak kohësh.

Deklarata e kryeministrit edhi gjatë një takimi ne Universitetin “Ismail Qemali” lidhur me prespektivën europiane të vendit. Ndërsa më pas i është drejtuar në këmbë për tek gjimnazi “Ali Demi” në Vlorë, të cilën e ka në patronazh. Shefi i qeverisë ka zhvilluar edhe një vizitë në Lushnje, ku ka kërkuar përshpejtimin e punimeve per rikonstruksionin e sheshit qendror te qytetit dhe kthimin ne identitet te hapësirave publike.

SHKARKO APP