Eksodi, Leskaj: Shkak është ekonomia

 

Deputetja e partisë socialiste Valentina Leskaj shprehet se shkak i largimeve të qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së duke kërkuar azil politik është për shkak të ekonomisë.

Leskaj sugjeron për rishikim të modelit ekonomik që të garantohet zgjidhje e qëndrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsyet janë dy, faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorë të brendshme, janë ekonomia dhe punësimi. Janë të ndërlidhura por si faktor të dytë të brendshëm janë edhe elementet kriminalë, raporton A1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rastin konkret kalon në trafikun e qenieve njerëzore. Faktori i dytë i jashtëm, është keqkuptimi që iu bë një teze se disa vende kërkuan forca te reja pune, si në Gjermani apo Norvegji, ku kërkoheshin 45 mijë punëtorë. Por këto vende nuk do pranonin njerëz në masë, por me profesione të veçanta. Policia ka bërë një punë shumë të mirë. Por nuk është zgjidhje përfundimtare, pasi ka njerëz që ikin dhe tentojnë disa herë. Duhet riparë modeli ekonomik, që krijon punësim dhe mundësi për mirëqenie në vend. Apo adresimi i problemeve sociale,” thotë deputetja socialiste .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?