Eksodi, Nishani: Zyrtarët të dalin nga zyrat, t’u japin garanci njerëzve

 

“Ta ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë”, iu drejtua Presidenti Bujar Nishani banorëve të komunës Shishtavec në Kukës, gjatë një takimi të zhvilluar me ta.

Nisur nga fakti se Shishtaveci është një nga zonat e prekura nga eksodi i ditëve të fundit ku qytetarët shqiptarë largohen me presën e azilit në vendet e Bashkimit Europian, Kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve të mos largohen nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore.

Presidenti Nishani i drejtoi një apel edhe drejtuesve të institucioneve që të komunikojnë me qytetarët, ti takojnë ato dhe ti bindin që e ardhmja e tyre është në Shqipëri.

“Duhet të flasim me qytetarët, t’i bindim ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ne të gjithë, përfaqësues shteti apo edhe politikanë duhet t’u japim garanci shqiptarëve për një jetë më të mirë në të ardhmen e tyre”, është shprehur Presidenti Nishani.

Sipas tij, për të ndalur këtë eksod duhet angazhim dhe projekte zhvillimore ndaj vendit.

SHKARKO APP