“Eksperienca e nje ngjarje ‘scoop”

Ish-deputetja Ermelinda Meksi dhe aktualisht anëtare e Këshillit Drejtues të Bankës së Shqipërisë ka reaguar në një lidhe me lajmin e dalë në media ku është shantazhuar djali i saj, duke i vënë një gjobë prej 500 mijë lekësh.

Me një shënim në profilin e saj në Facebook, Meksi kritikon median për publikim e lajmit që sipas saj “është një tentativë e dështuar për të ushtruar presion ndaj saj”.

Meksi ka vlerësuar dhe punën e uniformave blu që sipas saj, i janë përgjigjur në kohë telefonatës së djalit të mitur, veprim që ka vënë në pranga edhe shantazhuesin.

Shënimi i plotë i Ermelinda Meksit:

Ditet e fundit media trasmetoi lajmin mbi nje ngjarje ndodhur tim biri, rreth kater muaj me pare,ngjarje qe tronditi familjen time.

Rendja pas scoopit te lajmit. nuk hezitoi te perdorte te plote emrin e nje femije minoren, madje deri edhe fotot e marra nga rrjeti social FB, duke shkelur keshtu cdo etike dhe ligj te mbrojtjes se te dhenave personale e te drejtave te femijeve, duke shqetesuar per se dyti nje femije 14-vjecar, pas tronditjes qe kaloi nga dhuna e disa “te forteve”.

Nga ana tjeter mendoj se berja publike nga media e kesaj ngjarje e hidhur per ne, le te sherbeje si mesim qe i tregon gjithe shoqerise e sidomos prinderve qe kane femije, sa te ekspozuar dhe rrezikuar jane ata –femijet – ne ditet e sotme, nga veset dhe agresiviteti i shoqerise sone.

Ajo eshte nje mesim per ne prinderit qe mesojme nga eksperiencat, per te shtuar kujdesin dhe komunikimin me femijen tone, si nje nga detyrat me te rendesishme pertej cdo angazhimi tjeter .

Eshte nje mesim megjithese jo i pershtatshem per gjithe femijet e kesaj moshe ,qe te mos shoqerohen me te njohur rastesore dhe me te medhenj ne moshe, sepse pas tyre mund te fshihet cdo kurth.

Kjo situate eshte apel per shoqerine tone, shkollen, organet e rendit e drejtesise dhe medias per te rritur kujdesin dhe mbrojtur te ardhmen e femijeve tane perballe ketij realiteti te zymte “te fortesh”.

Perpara se nje adoleshent te kete emrin dhe mbiemrin ka moshen dhe identitetin, ndaj shqetesimi nuk eshte thjesht personal apo nje rast izoluar, nuk eshte as nje episod apo ngjarje sociale.

Si prinder, perfshire gazetaret apo edhe drejtuesit e tyre, te gjithe duhet te jemi te shqetesuar:

Ne se po kontribojme te ndertojme nje shoqeri dhe ambient social e antropologjik te denje per te jetuar?

Pyetja eshte e thjeshte edhe per cdo gazetar qe thyen parimet, etiken dhe ligjin, çfare do te benit nese i kercenuar do te ishte “femija juaj”?!

Do ta raportonit si kryefjale personin e demtuar apo do ruanit identitetin dhe do te zbatonit rregullat e gazetarise se 5-ë: Kush? Çfare? Kur? Si? Dhe Pse?

Nese ne u leme femijeve tane pasigurine per jeten dhe dinjitetin njerezor atehere eshte detyra e ne te gjitheve si prinder, por edhe gjithe shoqerise civile, medias etj, qe te merret me fajtorin dhe shkaqet qe nxisin keto fenomene.

Nese dikush apo disa menduan se me kete akt te paramenduar shantazhi ndaj tim biri, do te me shantazhonin mua si person publik gabohen, madje rende dhe i meshiroj ne pafuqine e tyre.

Me kete sjellje kane humbur nje gje te shenjte, te drejten per t’i pare ne sy femijet e tyre.

Une shqetesohem per kete qe i ndodhi femijes tim njesoj sikur t’u ndodhte femijeve te tyre, sepse ky eshte emancipmi human e civil ne emer te se cilit gjithe jeten jam perkushtuar.

Perfitoj nga ky publikim per te falenderuar me gjithe zemer punonjesit e Policise se Shtetit, te cilet ju pergjigjen brenda disa minutave thirrjes ne numrin 129 te tim biri, duke kapur ne flagrance keqberesin, si dhe te vleresoj djalin tim per pjekurine e treguar, pavaresisht moshes, i cili per te shpetuar nga “te fortet” besoi te policia.

Te gjithe miqve dhe te afermve qe u shqetesuan nga lajmi i falenderoj per mesazhet e tyre njerezore dhe ne ditet e fundit te nje viti plot prova te veshtira per familjen time T’Ju uroj me gjithe zemer:

GEZUAR VITIN E RI 2015 DHE QOFTE NJE VIT ME I MBARE PER NE TE GJITHE!

SHKARKO APP