Ekspertët: Duhet sistem elektronik për barnat dhe pesticidet

Paketa e ndryshmeve të Kodit Penal për ata që cënojnë sigurinë ushqimore është mirëpritur nga ekspertët e sigurisë ushqimore por sërish kërkohet një sistem i mirëfilltë mbikëqyrje për të gjitha inputet bujqësore dhe ilaçet për kafshët që hyjnë në vend.

Mjeku veteriner, Kujtim Mersini, thotë se edhe në rastin e trajtimit të bimëve dhe kafshëve duhet ndjekur një praktikë e ngjashme me atë të recetës elektronike që jepet për medikamentet shëndetësore, pasi kjo do të kufizojë mbipërdorimin e kimikateve dhe antibiotikeve për kafshët.

A a janë në gjendje institucionet që të bëjnë një monitorim të plotë të sigurisë ushqimore në vend. Mersini, thotë se duhen më shumë specialistë në këtë fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtrëngimi i masave ligjore duhet të shoqërohet detyrimisht dhe me fuqizimin dhe aftësimin e trupës profesioniste që kemi. Trupa e profesionistëve që kontrollojnë këto produkte, sis veterinar, AKU dhe ISUV. Kemi besoj për përmirësim të personelit, në AKU nuk janë shumica profesionisht, kemi mangësi veterinerësh që ti kontrollojmë këto standarde”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?