Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekspertët e sigurisë: Sulmet kibernetike janë problem ndërkombëtar, të ndihmojë kush mundet

Aktualitet E mërkurë, 27 Korrik 2022 16:20
Ekspertët e sigurisë: Sulmet kibernetike janë problem ndërkombëtar, të ndihmojë kush mundet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këto ditë kur Shqipëria është gjendur përpara sulmeve të paprecedenta kibernetike, informacioni, ai i sakti, është jetik. Prandaj edhe në morinë e lajmeve shpesh të paqarta, të paplota e të pasakta, mendimi i ekspertëve të fushës bën diferencën. Ekspertët e IT dhe ata të sigurisë janë njerëzit më të besueshëm e që kanë informacionet kyçe në lidhje me atë që po ndodh këto kohë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën.
Dhe ekspertët kanë folur në rrjetet sociale, median online dhe ekrane televizive, duke u takuar në një pikë të përbashkët: që çështja të mos politizohet, që me të të mos abuzohet dhe në këtë moment delikat, kush mundet, përmes ekspertizës së tij, të ndihmojë vendin për të tejkaluar këtë moment të vështirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që edhe qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh, më poshtë po sjellim disa opinione dhe argumente ekspertësh të sigurisë, të cilët i kanë mbështetur ato me fakte dhe analiza profesionale. Kështu, eksperti i sigurisë, Ermal Jauri, u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania, se sulmet kibernetike janë rrezik po aq i madh sa ato fizike, duke iu referuar këtu luftës Ukrainë-Rusi. Më tej ai solli shembullin e Stoltenberg, i cili në një samit të NATO-s u shpreh po njësoj, madje pas kësaj koncepti i ri strategjik i NATO-s ndryshoi.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Nisur nga situata e fundit në Shqipëri, kur sistemet u pezulluan, Jauri u shpreh se i bënte përshtypje sesi, në një sulm me armë çdo i ri do ishte paraqitur për të marrë armën e për të luftuar, ndërsa në këtë rast, askush nuk u paraqit për të dhënë ndihmë. “Kemi inxhinierë të mrekullueshëm, të cilët punojnë nëpër kompani shqiptare, kemi inxhinierë, IT dhe specialistë të jashtëzakonshëm që janë në sektorë të ndryshëm privat në Shqipëri dhe askush nuk u vetofrua që sot jemi përballë një agresori që ka sulmuar Shqipërinë”, u shpreh eksperti. Ai shtoi gjithashtu se, fatkeqësisht, as në Shqipëri, as në botë nuk investohet sa duhet në fushën e mbrojtjes kibernetike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, eksperti i IT, Gentian Progni, u shpreh pak ditë më parë në MCN se “Mbyllja ose fikja e sistemit ka qenë veprimi i duhur në mënyrë që të shmanget vjedhja e të dhënave. Eksperti paralajmëroi se nëse nuk bëhemi gati për këtë luftë të së ardhmes do kemi dëme kolosale, në ekonomi dhe jo vetëm”. Ai shtoi gjithashtu se shumë nga portalet dhe bizneset që ai menaxhon janë sulmuar gjithashtu, çka tregon se shënjestra e hakersave nuk ka qenë thjesht qeveria shqiptare, por Shqipëria në tërësi.

Një tjetër ekspert i sigurisë, profesor Xhavit Shala, u shpreh se lajmet për sulme në Shqipëri janë normale, duke qenë se në vendin tonë janë të strehuar refugjatë që i përkasin organizatës “Opozita Iraniane.” Shala ka theksuar se nuk është çudi që shërbimet inteligjente të kenë rekrutuar njerëz nga Shqipëria, duke qenë se dhe objektivi është vendi ynë. Sidoqoftë, ai pohoi se agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë vazhdimisht për të parandaluar ngjarje të tilla. Në këtë linjë analize ishte në intervistën dhënë për Top Channel edhe Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë. “Me shumë gjasa ky është një sulm nga hackers të sponsorizuar nga shteti iranian. Tipologjia e sulmeve të mbështetura nga Irani ndërmerret nga hackers të Gardes Revolucionare. Këta kryesisht sulmojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence”, tha Zhilla.

Pas sulmit rus në Ukrainë, edhe ekspertët ndërkombëtare po flasin për një rritje të rrezikut të sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Pas Shqipërisë që u sulmua me të njëjtat metoda (Ransomware) me të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar gjatë sulmeve të vitit të fundit, mbi domain-et qeveritare e private edhe në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Hollandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit, sulmet kibernetike “shënjestruan” edhe vende të tjera të Evropës, duke hakëruar së fundmi, vetëm pak ditë më parë faqet qeveritare në Itali dhe Belgjikë.

Etiketat e lidhura

Sulmet kibernetike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.