Ekspertët kundër aksionit në pikun e sezonit turistik
Aksioni i qeverisë kundër informalitetit në pikun e sezonit turistik, për ekpertin e turizmit, Besnik Vathi, është rrugë e gabuar. Sipas tij, goditja ndaj evazionit fiskal nuk duhet parë si një plan i përkohshëm por si një proces i vazhdueshëm në kuadër të formalizimit të ekonomisë. “Informaliteti dëmton bizneset, pastaj qeverinë që nuk mbledh të ardhura. Nuk duhet bërë aksioni me fushata por në kohë të vazhdueshme. Nuk ka pse të fillojë në klumin e sezonit turistik”, tha Vathi. Turizmi është evidentuar si një ndër sektorët me risk ku do të përqendrohen kontrollet e Hetimit Tatimor në terren.
KOHA JONË SONDAZH

