Eksperti i arsimit në PD: Asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro në muaj

Eksperti i arsimit në Partinë Demokratike, Ndriçim Mehmeti ka treguar sesi do të ndryshojë trajtimi i mësuesve me programin qeverisës të PD-së. Duke vënë në dukje pagat aktuale jo të mira dhe kushtet jo dinjitoze me të cilat punojnë aktualisht mësuesit, Mehmeti theksoi se PD-ja do të rrisë pagat e mësuesve 60 për qind.

Ndër të tjera, eksperti që është pjesë e programit të PD, thotë se arsimi do të përfitojë në mënyrë profesionale, pra aftësitë do të jenë ato që do të vendosin vendin e punës për çdo mësues.

”Kjo është e vërtetë, prandaj programi ynë synon mësuesin. Mësuesi në qendër të dijes dhe të arsimit për fëmijët tanë. Ne do të rrisim pagat me 60%. Asnjë mësues në arsimin parauniversitar nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj. Me këtë përfitojnë 35 mijë mësues dhe 3 mijë edukatorë. Ne do të depolitizojmë arsimin. Më 25 prill ne do të kemi mësues më të përkushtuar, mësues më të vlerësuar. Më 25 prill Shqipëria fiton”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?