Eksperti jep alarmin: “Në Europë do hiqet lëvizja e lirë, rikthehen vizat”

Është rikthyer debati mbi lëvizjen e lirë në Europë, ku sipas ekspertëve, vende anëtare të BE-së, do të vendosin për të votuar ri-futjen e kontrolleve kufitare. Zona e Shengen brenda BE-së është një zonë e lëvizjes së lirë pa pasaporta, e cila shihet si një model që po e shkatërron Europën.

Megjithatë, zona Schengen ka qenë një ndihmë për terroristët, për njerëzit trafikantë dhe për emigrantët ekonomikë, si një avantazh i të udhëtuarit pa viza e kontrolle.

Shtetet që kanë firmosur pro Shengen, janë duke luftuar me emigracionin masiv të pakontrolluar e që pritet që të marrin vendime të egra për të risjellë përsëri kontrolle të ashpra kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lëvizja e lirë nuk do të mbijetojë në Evropë, nëse mungesa e ekuilibrit mes kombeve është e ulët”, ka thënë Michael Portillo, një gazetar në Britaninë e Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari dhe ish-deputeti, ka pohuar se BE-ja po përballet me atë që shumë e kanë quajtur si një krizë ekzistenciale në vijim të votave të Brexit në qershor. Euroskepticizmi është i lartë në shumë shtete anëtare, ku politikanë në Holandë dhe Francë, kanë bërë thirrje të etur për një votim anëtarësimi e vazhdimi të projektit që ka Brukseli.

z Portillo përmendi shembullin e Lituanisë, ku një parti anti-emigracionit, ka fituar rreth 40 për qind të vendeve në zgjedhjet e saj parlamentare.

Ai tha se: “Tani ka 2.8million njerëz në Lituani, 800,000 kanë emigruar në 25 vitet e fundit. Në 12 vitet e fundit gjysma e njerëzve që kanë emigruar kanë ardhur në Britani. Njerëzit që emigrojnë janë të rinj dhe të kualifikuar. Lituanezët janë ngopur me ta”.

Portillo dha bombëm se: “Lëvizja e lirë në Europë nuk do të mbijetojë dhe Brexit nuk është e vetmja çështje”.

Duke folur pas sulmeve të tmerrshme në Paris, shefi i Brukselit Donald Tusk pranoi që Shengen është në prag të kolapsit.

Tusk, tha se: “Ruajtja e Shengenit është një garë kundër kohës dhe ne jemi të vendosur për ta fituar këtë garë. Kjo përfshin rivendosjen e kontrollit të jashtëm të kufirit. Pa kontrolluar efektivitetin mbi kufijtë tanë të jashtëm, rregullat e Shengenit nuk do të mbijetojë”.

Burimi: Daily Express/Pershtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?