Eksperti ngre dyshimet: Nuk përjashtohet që Alma Arrazi dhe fëmijët të jenë vrarë
Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 7 dhe 3 vjeç janë gjetur të mbytur në lumin Bunë disa ditë pas ishin denoncuar të zhdukur nga kryefamiljari Erdgys Arrazi.
Ngjarja është e veshur ende me mistere lidhur me arsyen pse u hodhën, a ka ndonjë mundësi që të jetë aksident kjo ngjarje? Pse nuk e pa askush hedhjen në lumë?
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nuk përjashtohet si pistë hetimi mundësia që Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj të jenë vrarë.
“Nuk e shfajësoj gruan nga asnjë vepër, por aty nuk përjashtohet as vrasja, duhen marrë lokacionet e lëvizjeve që ka bërë. Kjo për mua është puna e mjekësisë ligjore dhe grupeve të ekspertëve, duhet bërë një eksperiment hetimor me një grup të specializuar të gjitha; mundësia që t’i hedhësh të tre njëkohësish, një nga një. Unë e quaj shumë të rëndë vrasjen e 3 fëmijë, ka qenë në gjendje shumë të rëndë mendore, në këto rrethe ku personat kanë influenca janë pak më të mbrojtur nga policia. ajo akuzat shtyrje për vrasje ka për të rënë”, tha eksperti.