Ekspertiza/Arjan Sala hyri i pari të shuante flakët, por u rrëzua mes tymit dhe errësirës

33-vjeçari Arjan Sala, i propozur tashmë për titullin “Dëshmor i Atdheut”, sakrifikoi veten për të shpëtuar të tjetër. Ekspertiza paraprake ka zbuluar se zjarri është ndezur për shkak të një shkëndije elektrike në kabllin e një llampe neoni. ”Report Tv” raporton se shkëndijat e ndezura pas defektit kanë rënë mbi disa rroba sintetike duke hapur flakë të shumta.

Flakët e para janë pikasur rreth orës 15:00 teksa punëtorët e ”Casa Italias-s”, ishin duke pritur kamionin e mbushur me mallra. Në fillim kanë qenë punonjësit e sigurisë mes tyre edhe 33-vjeçari që kanë hyrë për të shuar flakët. Ata ia dolën të shuanin flakët fillimisht, por jo vatrën dhe për pasojë, zjarri u riaktivizua disa minuta më pas.

Arjan Sala ishte personi që hyri në brendësi të magazinës për të shuar flakët dhe tentoi të dilte nga dera e emergjencës por errësira dhe tymi e penguan dhe ai u rrëzua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi i tij u gjet dje, 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qëndruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më. Ai la pas një vajzë të mitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?