Ekspertiza: Biznesmeni 46-vjeçar nuk u mbyt me litar, vdekja e shqiptarit u shkaktua nga goditjet në kokë

Vrasja e kontraktorit 46-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve të mitur, nga Rodosi, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm, në zonën mes Psinthos dhe Afandos, ka ndodhur si pasojë e dy goditjeve të forta në kokë.

Si nga deklarimet e hotelierit 53-vjeçar dhe djalit të tij, ashtu edhe nga konstatimet e autoriteteve, fillimisht rezultoi se vdekja e tij ishte për shkak të mbytjes, por akti mjeko-ligjor e rrëzoi këtë.

Të akuzuar për vdekjen tragjike të kontraktorit janë biznesmeni 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkaqet mësohet të jenë financiare dhe konkretisht, një shumë prej disa mijëra eurosh, të cilën 53-vjeçari dyshohet se i detyrohet për punën që kishte bërë në biznesin e tij në vitin 2019 shqiptari.

Mirëpo, babë e bir , të paktën në hetimet paraprake, deklarojnë se ka qenë një aksident pasi siç thanë, ka ndodhur një incident me 46-vjeçarin shqiptar, i cili në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar 20-vjeçarin, shkruan abcnews.al.

Sipas informacioneve të “Rodiaki ”, vdekja e 46-vjeçarit ka ndodhur mes mbrëmjes të së dielës, 28 gusht dhe orëve të para të së hënës, 29 gusht 2022.

Nga këqyrja e kryer në trup nga mjeku mjekësor, Panagiotis Kotretsos, janë konstatuar dy goditje në kokë nga të cilat janë shkaktuar lëndime. Nga këto plagë, sipas ekspertizës, shqiptari 46-vjeçar ka ndërruar jetë.

SHKARKO APP