Ekspertiza, deputeti Prenga ka qëlluar me armë pa leje

Ekspertiza e policisë shkencore, zbardh mashtrimin e deputetit Armando Prenga.

Para Gjykatës së Lartë, prokuroria dorëzoi raportin e laboratorit të policisë shkencore, të cilët kanë ekzaminuar gëzhojën e gjetur në rrugën Patok-Laç, pikërisht në vendin ku Prenga pretendon se ka qëlluar në ajër me armën e tij me leje nga Kuvendi.

Sipas këtij raporti, rezulton se gëzhoja e sekuestruar me cilësinë provës material, nuk është qitur nga arma që deputeti Prenga e mbante me leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët thonë, se ajo është qitur nga një armë e llojit TT dhe nuk është ajo që deputeti e ka dorëzuar në polici, me të cilën ka pretenduar se ka qëlluar për ta trembur Gjok Calin.  Ekspertët theksojnë se arma e dorëzuar nga deputeti, rezulton se nuk ka bërë asnjë shkrepje ditën kur Prenga pretendon. Prokurorët, me dorëzimin e këtij raporti,  kujtuan gjykatës, se pretendimi i deputeti Prenga se ka qëlluar me armën me leje nuk qëndron, pasi është provuar tashmë shkencërisht që me atë armë ai nuk ka qëlluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas prokurorëve, Prenga ditën e konfliktit me peshkatarët e familjes Cali ka përdorur një armë tjetër, pa leje të cilën ende policia nuk e ka gjetur.

Me administrimin në dosje të këtij raporti të policisë shkencore, avokatët kërkuan kohë nga Gjykata të konsultohen me klientin e tij, deputetin Armando Prenga i cili nuk kishte preferuar të vinte para Gjykatës së Lartë. Ku avokati kishte paraqitur kërkesën për revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar më 8 shtator të këtij viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?