Ekspertiza ligjore konfirmon: Renis Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar

Ekspertiza zyrtare e mjekësisë ligjore në Tiranë ka konfirmuar se shkaku i vdekjes së 23-vjeçarit Renis Dobra nga fshati Zenisht i Matit është asfiksia nga litari.

Trupi i pajetë i të riut u gjet pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e së mërkurës, disa metra larg ujit, duke përjashtuar kështu mundësinë e mbytjes aksidentale.

Sipas ekspertëve, vdekja ka ndodhur para se makina e Dobras të dilte nga rruga dhe të përfundonte në ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Renis Dobra ishte raportuar i zhdukur mbrëmjen e së martës, pas një rrëmbimi pranë banesës së tij në rrugën nacionale Burrel–Rrëshen. Babai i tij dha alarmin në polici, por fatkeqësisht i riu u gjet pa jetë vetëm disa orë më vonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani, policia nuk ka shoqëruar persona të dyshuar, ndërsa hetimet po vijojnë në disa pista.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?