Ekspertiza zbardh shkakun e vdekjes së suedezit
Ekspertiza mjekoligjore ka përcaktuar si shkak të vdekjes së suedezit Jim Backlund politraumën.
Këtë e konfirmon Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili thotë se se 40 vjeçari suedez, menaxher i “Regency Casino” ka pësuar një politraumë nga katër dëmtime.
Bucklund u gjet dy ditë më parë i vdekur poshtë banesës së tij. Ai ishte hedhur nga kati i tretë dhe ka pësuar dëmtime kur është përplasur me tokën, raporton Panorama.
Këto dëmtime i kanë shkaktuar hemorragji dhe më pas vdekjen. Pak orë pas ngjarjes, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Pranvera Backlund, e cila shkruan në FB: “I lutem Allahut të të marrë në parajsë në një botë më të mire sesa e ndyra që është këtu. Të lutem përkujdesu për ne”.
KOHA JONË SONDAZH

