Eksploziv në derën e shtëpisë

Rreth orës 11:30 mbrëmjen e së dielës, Vendim Demaj, nënkryetari i Bashkisë Kamëz është njoftuar nga komshinjtë e tij se në derën e apartamentit ku ai banon ka pasur një shpërthim tritoli.

Sasia e tritolit është vendosur më pranë derës së apartamentit ku banon komshiu i Demajt, Paulin Gjegja, i cili jeton me qera në atë hyrje por ky i fundit e ka mohuar të jetë shënjestër e tritolit. Në momentin e shpërthimit, në të dyja hyrjet nuk ndodhej askush. Si Demaj ashtu edhe komshiu i tij Gjegjaj, janë njoftuar nga komshinjtë e tjerë në pallat.

Në një prononcim për mediat, Demaj shprehet se nuk ka pasur konflikt tjetër përveçse konfliktit të hapur me qeverinë. ”Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite. I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”.

Banorët e pallatit, u shprehën se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dukë dëmtuar të gjitha katet e pallatit. Copat e xhamave, nga shpërthimi, kanë fluturuar disa metra, deri në trotuaret e lagjes.

SHKARKO APP