Eksploziv poshtë automjetit, ja ku ka ndodhur (FOTO)

Qyteti i Vlorës mund të ishte gdhirë me një ngjarje të zhurmshme këtë të mërkurë, nëse ajo që ishte planifikuar gjatë orëve të natës do të ishte realizuar sipas planeve të dashakeqësve.

Një automjet i parkuar është bërë objekt i dyshimeve, se nën të është vendosur lëndë eksplozive, duke shkaktuar rrethimin e zonës në lagjen “Kushtrimi”, afërsi të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës.

Ende nuk ka të dhëna mbi pronarin e automjetit tip BMW, me targa AA 895 TX, apo mbi autorin/autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje ka forca të shumta policie dhe po priten ekipet xheniere për të bërë të mundur çaktivizimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?