Eksporti në ngërç, Zusi: Kemi mall në magazina por s’ka shoferë. Të hiqet karantina!

Ndërsa duket se eksporti është i vetmi sektor i ekonomisë që ka mbetur aktiv pas masave shtrënguese të qeverisë  të dhënat prej tij thonë të kundërtën.

Alban Zusi, president i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, në “Ekopolitikë” në Rtv Ora tha se eksportet janë në ngërç dhe mbrëmë është nisur dërgesa e parë jashtë pas 3 javësh.

Ngërçi kryesor është krijuar me karantimin e shoferëve të transportit ndërkombëtar.

Zusi: Është një periudhë anormale.Mund të kemi konflikte dhe tensione sociale, madje dhe konflikte civile nëse qytetarët pas një periudhe kohe do të shohin se kanë shpëtuar nga viroza por si shpëtojnë dot urisë. Eksportet janë i vetmi kanal për të marrë burime monetare nga BE. Edhe pse qeveria ka krijuar tolerancat e nevojshme që këto biznese të vazhdojnë të punojnë janë duke u ballafaqur me probleme të karakterit logjistik për të realizuar eksportin.Ka kompani që mund të kenë 2-3 javë pa  realizuar eksporte dhe pse kanë produkt në magazinat e tyre. Janë të lidhura me një rregull jo të mirëmenduar si karantinimi i shoferëve të transportit.Dje kemi bërë eksportin e parë pas 3 javësh dhe me vështirësi shumë të mëdha. Kemi mall për 4-5 eksporte të tjera dhe nuk po gjejmë mjete.

Nga dhe Zusi ka dy kërkesa për qeverinë.

Zusi: Nga qeveria për të zgjidhur ngërçin duhet hequr karantina 14 ditore për shoferët e transporteve ndërkombëtare dhe të krijojë një komision pranë Mininistrisë së Jashtme ku të adesojmë çdo problematikë që kemi me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë që na krijojnë probleme artificiale. Eksportin që bërë unë mora vesh që e kishte bllokuar Kroacia dhe i thotë do të shkosh në pikën Bosnje-Kroaci dhe jo Mal i Zi-Kroaci.

SHKARKO APP