Ekspozita – Trafikimi, Tahiri fton nxënësit: Njihni problemet tona, nesër do t’i zgjidhni ju -FOTO
Fëmijët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme apo edhe vetë viktimat e trafikimit kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për ti thënë stop ti thënë stop trafikut të qenieve njerëzore. Punimet e tyre që janë ekspozuar në kuadër të muajit antitrafikimit të qenieve njerëzore janë parë edhe nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili bëri një ftesë për fëmijët dhe të rinjtë e kësaj moshe të asistojnë me rotacion gjatë një dite pune me ministrin për të parandaluar dhe zgjidhur situatat e trafikut të qënieve njerëzore.
“Bashkë me organizatorët, unë do kisha shumë dëshirë që, ndoshta mbi baza javore, disa prej jush të vinin dhe të vizitonin zyrën time, mund të shpenzonim disa orë bashkë. Juve të ndiqni mënyrën si punojmë ne në Ministrinë e Punëve të Brendshme, unë të kem fatin e madh të asistohem prej jush gjatë ditës së punës dhe të shpenzojmë pak kohë më shumë, për të njohur problemet që janë probleme tonat dhe të cilat nesër do ju vijë dita t’i zgjidhni ju”- tha ministri Tahiri
Në raportin e fundit të DASH, Shqipëria vijon të klasifikohet në kategorionë e dytë përsa i përket trafikut në njerëz duke qenë edhe vetë burimi dhe destinacioni në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar si brenda vendit ashtu edhe në vendet fqinje si Kosova, Maqedonia apo Greqia.
Foto nga ekspozita

KOHA JONË SONDAZH

