Ekspozita “Urtësia e pashuar”, Rama: Ne dhe Europa jemi një!

Në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe Javës së Evropës, është çelur në zemër të kryeqytetit, ekspozita ” urtësia e pashuar”, me vëllime dhe dorëshkrime të moçme të trashëgimisë sonë humaniste dhe shpirtërore.

Në këtë ekspozitë në ambientet e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, mbretëron kodiku i purpurt i Beratit si dhe pergamenë, fermanë e dorëshkrime të rralla që dëshmojnë rreth 14 shekuj histori.

Për kryeministrin Rama, kjo ekspozitë është një mënyrë për t’u treguar evropianëve se ne dhe Evropa jemi një.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Është si të thuash një proces rizbulimi për ne shqiptarët dhe një proces zbulimi për ta, në fund të të cilit, ne dhe ata kuptojmë më mirë që jemi një, pavarësisht se fatet na kanë ndarë, këta në “BE”, ne në “E”, këta matanë, ne këtej. Në kërkimin e “B”-së përpara “E”-së, ne jemi falë edhe bashkëpunimit me ta, në një përpjekje ku shpeshherë mundohemi dhe nganjëherë lëndohemi për faktin se këtyre “B”-ja ju mjafton që të zvogëlojnë “E”-në tonë, që në fakt është po aq e madhe sa “E”-ja e këtyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, tha se fati evropian i Shqipërisë është i rrënjosur në të shkuarën dhe vlerat e veta, duke përcjellë dhe një mesazh për klasën politike në vend.

VlahutinKy respekt duhet që t’u tregoj drejtimin e duhur atyre që janë zgjedhur për të përfaqësuar njerëzit e ti hapë rrugën e të provoj se integrimi evropian si një objektiv kombëtar nuk duhet të vuajë nga asnjë lloj ndarjeje mes shqiptarëve.

Në shenjë mirënjohjeje, kryeministri Edi Rama vlerësoi përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, me medaljen e mirënjohjes të kryeministrit, duke i falenderuar për kontributin e tyre në bashkëjetesën fetare.

Ekspozita e kodikëve do të qëndrojë e hapur për 15 ditë, deri më datë 20 maj, nga ora 10.00 deri në 22 të darkës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?