Ekspozitë virtuale, piktorët shqiptarë publikojnë veprat kushtuar Italisë (FOTO)
11 artistë shqiptarë kanë organizuar një ekspozitë virtuale në shenjë solidariteti me Italinë. Emra të njohur të pikturës si Agim Kadillari, Agron Polovina, Arsen Kurti, Buron Kaceli, Nikolin Ivanaj, Pashk Pervathi, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Spiro Panariti, Vangjo Vasilit dhe Xheneta Kadillari kanë publikuar online disa nga punimet e tyre më të mirë.
Vepra janë publikuar online nga piktori Agron Polovina i cili shkruan se “në këtë kohë pandemie të COVID-19 që ka pushtuar planetin, solidariteti, kultura, kujdesi janë armët më të mira për tu përballuar’.
Ekspozita titullohet “PLEIN AIR 2020” dhe punimet e artistëve janë realizuar gjatë vizitave në Itali. Më poshtë mund të shihni punimet e artistëve.