Ekstradimi i Arben Frrokut, Ministria e Drejtësisë: Dosja gati të mërkurën

Megjithëse mes Holandës dhe Shqipërisë nuk ka marrëveshje ekstradimi, Ministria e Drejtësisë do të ketë gati dosjen e Arben Frrokut për t’ua dorëzuar autoriteteve holandeze në mesin e javës tjetër.

Në një deklaratë, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se dosja e shtetasit Arben Frroku është dorëzuar ditën e sotme nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme dhe po administrohet nga drejtoria përkatëse pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, referuar procedurave të parashikuara në ligj, materiali prej rreth 120 faqesh po përkthehet dhe pritet të dorëzohet pranë autoriteteve holandeze brenda mesit të javës së ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dorëzimit të kërkesës janë autoritetet holandeze që do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimin mbi miratimin ose jo të ekstradimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arben Frroku u konfirmuar dje zyrtarisht se është arrestuar në Holandë por me identitet të ndryshuar, si Renato Tsepa. Ai fillimisht u ndaluar për këtë arsye, dokumente të falsifikuara por pas verifikimit dhe shenjave të gishtave iu vunë prangat në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar. Arben Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013. Ai u largua nga vendi në qershor të vitit të kaluar, pak ditë para se Gjykata e Apelit të jepte vendimin për burgim të përjetshëm ndaj tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?