Ekstradimi i Arbër Çekajt, brenda 2 javësh vjen në Tiranë

Pasi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bëri dje me dije se në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të finalizohej një operacion i suksesshëm, e që më vonë Policia Shqiptare konfirmori arrestimin e pronarit të firmës ”Arbi Garden”, pritet që Arbër Çekaj të paraqitet para autoriteve shqiptare të drejtësisë brenda 10-15 ditëve.

Çekaj është pronari i firmës “Arbri Garden”, i arrestuar një ditë më parë në Gjermani, pasi dy muaj më parë në kontenierin me banane të firmës së tij u gjetën të fshehura edhe 618 kilogramë kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Ekstradimi i Çekajt është një procedurë e shkurtër që pritet të kryhet mes zyrës së Interpol Tiranës dhe zyrës homologe në Gjermani. Kjo pasi urdhri i kërkimit ndërkombëtar ndaj Çekajt përmban të gjithë dokumentacionin e nevojshëm si dhe vendimin që ndaj tij është caktuar në mungesë masa e sigurimit “arrest me burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë kjo procedura mund të zgjasë nga 10 deri në 15 ditë. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të ketë në dispozicion për ta pyetur njeriun kryesor të dyshuar për trafikimin e ngarkesës rekord të kokainës të kapur ndonjëherë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për llogari të kësaj çështjeje mbahen në qelitë e paraburgimit menaxheri i firmës Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit që transportoi kontenierin, Armando Pezaku. Ndërsa ende nuk ka asnjë emër konkret të personave që mund të jenë porositës të kokainës. Avokatët e të dyve, dje dorëzuan rekursin në Gjykatë me pretendimin se ata mbahen në burg pa asnjë provë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?