Ekstradimi i Florian Markut nga Londra për në Athinë

Gjykata e ekstradimeve në Londër ka marrë një vendim për boksierin Florian Marku. Avokatët e Markut kanë aplikuar për shtyrjen e datës së ekstradimit të tij me 10 ditë. Nuk dihet përse e kanë bërë një kërkesë të tillë apo kanë ndërmend të apelojnë kërkesën e ekstradimit drejt Greqisë.

Kjo kërkesë është miratuar dhe Florian Marku pritet të ekstradohet deri më datë 23 Janar. Në seancën e ekstradimit më 7 Janar Marku vullnetarisht pranoi të ekstradohet në Greqi e të përballet me akuzat e drejtësisë greke.

Sipas urdhër arrestit ndërkombëtar europian, Florian Marku akuzohet në Greqi për tentativë vrasje, plagosje me pasoja të rënda, armëbajtje pa leje dhe përdorim arme. Këto akuza lidhen për ngjarjen e vitit 2010 kur ai është përleshur në një klub nate në Selanik me disa shtetas rus.

SHKARKO APP