Ekstradohen nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe një tjetër

Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai ditën e sotme.
Raportohet se dy personat që do ekstradohen janë Dashnor Dumani (vëllai i vrasësit me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, N.D) dhe A.S.
Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga GjKKO për vrasje e vjedhje me armë.
Ndërkohë A.S akuzohet nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.