Ekstradohet në Shqipëri “Princesha Eva”, histori droge e prostitucioni

Eva Preka është një emër i njohur për policinë italiane. Kjo pasi ajo u arrestua në vitin 2010 në Sanremo, me 1 kilogram kokainë.

Por atëherë, 34-vjeçarja u la në “arrest shtëpie”, duke qenë se banda e trafikut të kokainës drejtohej nga partneri i saj. Preka përfitoi nga kjo gjë dhe u zhduk. Dhe për katër vite me radhë, policia italiane nuk kishte asnjë gjurmë të saj.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 2014. Eva Preka kishte nisur të ushtronte profesionin e prostitutës.

Ajo shkonte me klientë të pasur dhe njerëz publikë në zonën e Romës dhe Milanos, ku kishte filluar të njihej me emrin “Princesha Eva”. Madje bënte edhe foto me ta dhe i postonte online.

Pikërisht nga këto foto, policia ra në gjurmët e saj dhe e arrestoi.

Eva, që njihej edhe si “Zonja e bardhë”, përveç seksit u siguronte klientëve të saj drogë të cilësisë së lartë.

Tashmë që prej ditës së djeshme ajo është ekstraduar në Shqipëri dhe do të vuajë dënimin në burgjet shqiptare, si masë ndëshkuese alternative.

SHKARKO APP