Ekstradohet nga Anglia 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për jetë

Ekstradohet nga Britania e Madhe drejt vendit tonë Fatmir Xhelili, pasi ishte i dënuar në mungesë  me burgim të përjetshëm. Xhelili, 41 vjeç, i lindur në Vlorë, njihej ndryshe dhe me dy mbiemra të tjerë, Caushaj (Caushi) dhe Krasja. Xhelili është dënuar nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me 5 mars 2003, me “Burgim të Përjetshëm”, për kryerjen e veprës penale “vjedhje me armë në bashkëpunim me pasojë vdekjen”. Ngjarja ka ndodhur në 17 prill 1997, rreth orës 05.00, ku Fatmir Xhelili, në bashkëpunim me Tomor Caushi, të maskuar dhe me armë zjarri , kanë ndaluar automjetin tip furgon në një kthesë afër fshatit Ploçë, ku si pasojë kanë humbur jetën shtetasit me iniciale H.Xh dhe R.N.  Ekstradimi i tij është bërë i mundur në sajë të bashkëpunimit mes Interpol Tirana me Interpol Manchester

SHKARKO APP